Federata Shqipetare e Bodybuilding dhe Fitness se fundmi ka zhvilluar “Kampionatin Kombetar te Bodybuilding 2017”, event i cili kurorezoi trupat me te tonifikuar shqipetare. Nder zhvillimiet e ketij Kampionati kontribuan dhe ndihmuan shume individe e biznese, te lidhura drejtperdrejt me sportin dhe aktivitetin fizik. Nder to mund te nenvizojme edhe Shoqaten ASSA (Albanian Sport and Science Association), Shoqata Shqipetare e Shkencave Sportive, e cila u be pjese e eventit duke kryer matje sportive/shendetesore per secilin nga konkurrentet, me qellim studimi shkencor mbi prarametrat e pjesemarresve, dhe krijimin e nje profili individual te standartizuar.

Kjo shoqate dhe FSHBF nuk lidhen vetem ne kete aspekt, por kane bashkepunuar dhe bashkepunojne vazhdimisht duke kryer matje te tilla shkencore, shkembyer literature sportive e shkencore, kryer trajnime te vazhdueshme dhe punime shkencore sportive me qellim permiresimin e cilesise se sportit shqipetar, dhe ngritjen e tij ne nivele te larta te krahasueshme me ato Europiane. ASSA i kushton rendesi jo vetem anes fizike dhe praktikes se sportve te caktuara, por edhe literatures shkencore ne te cilen bazohen keto sporte, e cila shpesh edhe hedh poshte pergatitjen e gabuar fizike. Krijimi i nje rrjeti te tille literature te standartizuar, trajnimi dhe certifikimi, profilizimi e matjesh e kryerjes se studimeve perkatese ndihmon sportin shqipetar te rritet dhe te konkurroje ne metoda ne arena nderkombetare. Ndoshta ky eshte hapi i munguar, tashme prej vitesh, ne sportin shqipetar.

Foto nga procesi i matjes me konkurrues te Kampionatit te Bodybuilding 2017.