I rikthehet Klubit Partizani trofeu i Kupes se Volejbollit, femra, pas nje finaleje dramatike ne F.Borova ne kryeqytet. Kjo eshte Kupa e dyte e Partizanit, pas asaj te vitit 1954, viti i startimit te punimeve te Kupes se Shqiperise – Volejboll. Kampionet ne fuqi Barleti Volley ishin kundershtaret e denja te formacionit te Roland Tares, por nuk arriten te ruanin titullin per te pestin vit rradhazi.

Loja ishte e tensionuar, dhe te dyja skuadrat treguan nivel. Qe ne setin e pare u duk konkurrenca me zjatjen e setit mbi 25 pike. Kjo perballje vazhdoi dhembe per dhembe edhe ne setet ne vazhdim, por Barleti pavaresisht profesionalizmit filloi te humbase kontrollin. Vajzat e Partizanit ruajten toruan pike pas pike deri ne fund, dhe kjo i ndihmoi te dominonin Barletin.

BARLETI VOLLEY 1-3 PARTIZANI (26-24, 20-25, 19-25, 17-25)

Pas ndeshjes, federata zhvilloi edhe ceremonine e dorezimit te Kupes, ku u ndane edhe disa cmime speciale per volejbollistet me te mira te sezonit sipas statistikave te FSHV. Keto jane:

  • Amarilda Prenga – Volejbollistja më e mirë (Barleti Volej)
  • Esmeralda Tuci – Qendra më e mirë (Partizani)
  • Cezarina Xheka – Organizatorja më e mirë (Partizani)
  • Fatbardha Picaku – Diagonalistja më e mirë (Barleti Volej)
  • Amarilda Llupo – Libero më e mirë (Barleti Volej)
  • De Oliveira – Sulmuesja më e mirë (Partizani)

Per te ndjekur disa minuta live nga finalja kliko ketu. Ne kanalin e YouTube, Piketa Albania do te gjeni pamje vizive te Kupes dhe Kampionatit te Volejbollit, bashke me ndeshje te plota.