Ne nje konference per shtyp te FSHV kohet e fundit, drejtuesit e saj kane sjelle nje pasqyre te aktiviteve te sezonit 2016-2017, dhe kane paraqitur risite e sezonit te ri 2017-2018. Presidenti Pellumbi, sekretari Vokopola e kryetari i komisionit tekniko-gjykues Gjoka jane shpehur shume mirenjohes ndaj arritjeve te Federates sezonin e kaluar. Ata gjithashtu shpehen pozitive ne lidhje me risite dhe planifikimet per sezonin e ri.

Pas dy vitesh me fillimin e punimeve te Liges se Europes dhe Europianit, Federata ka nota shprese, dhe deshire te madhe per pjesemarrje, por gjithcka eshte ne dore te te ardhurave e buxhetit ne vazhdim. Nderkohe vitin qe vjen Shqiperia eshte zyrtarisht organizuese e finaleve te Europianit U19. Kjo i jep nje note te rendesishme rolit te Federates Shqipetare te Volejbollit ne arenen Nderkombetare.

Nderkohe per sa i perket Kampionatit vendas Kane hyre ne loje edhe fazat e paly-out dhe play-off, ku per femrat e grupeve A1 dhe A2 do te kete renie nga kategoria dhe ndeshje per te ruajtura ose jo ketegorine. “Data Volley” do te filloje zyrtarisht dhe te gjithe ndeshjet e kampionatit do te ndiqen e do te zyrtarizohen me statistikat perkatese. Per te realizuar kete nisme ne datat 19-20 Shtator gjyqtarët, sekretarët dhe pikëshënuesit do te trajnohen ne mbajtjen e protokolleve te caktura. Projekt jo pak i rendesishem eshte Liga Amatore dhe sporti i volejbollit ne shkolla, ku Federata ka arritur te filloje punimet per te trajnuar edhe mesues te edukimit fizik per sa i perket sportit te Volejbollit.