Paraditen e djeshme Federata Shqipetare e Volejbollit ka hedhur shortin e “Kampionatit Kombetar te Volejbollit 2017-2018”. Perpos prezantimit te skuadrave FSHV ka bere te njohur dhe strukturen e kampionatit te ri dhe risite qe do e ndjekin ate per t’a sjelle sa me prane shikuesve.

Data zyrtare e nisjes se sezonit eshte data 22 Shtator me nisjen e Kupes se Federates per kategorite meshkuj e femra. Me date 30 Shtator nis zyrtarisht Kampionati, duke filluar nga ndeshjet e kategorise se meshkujve. Me 7 Tetor nisin lojerat per grupin A1 te femrave dhe me 14 Tetor per grupin A2. Fundi i Nentorit dhe fillimi i Dhjetorit ka rezervuar Kupen e Flamurit dhe te Shqiperise, per te vazhdur deri ne mesin e Dhjetorit me ndeshjet e Kampionatit. Kampionati do te kthehet ne shkurt, per te filluar me fazen e dyte, pas merkatos deri me 31 Janar.

Disa nga risite organizative te lojerave do te jene: perdorimi i protokollit elektronik per “live score”, aplikimi i “datavolley” per statistikat e lojetareve dhe strukture e re per fazen e play-off.