Pas organizimit te suksesshem te Eliminatoreve te Liges Europiane ne sallen sportive F.Borova, organizata anti rregullimit dhe shites se ndeshjeve “FederBet” ngre dyshime mbi mbarevejtjen e ndeshjeve. Specifikisht dyshohet te jene te paravendosuara ndeshjet: Suedi-Azerbajxhan dhe Shqipëri-Azerbajxhan te fazes se dyte, te grupi A Meshkuj.

Federata Shqipetare e Volejbollit i ka marre seriozisht keto akuza dhe presidenti Pellumbi ka reaguar sot ne nje deklarate per shtyp. Ai thekson se Federata nuk ka qene pjese e asnje skeme mashtrimi dhe nuk ka dijeni per nje te tille. Pellumbi shprehet i indinjuar ndaj akuzave dhe nuk toleron perbaltjen e nje oganizimi te suksesshem, per te cilin ka marre falenderime nga miqte e sfidave. Me tej ai shton se Federata eshte e gatshme te bashkepunoje per zgjidhjen e problemit duke qene e hapur ndaj cdo analize.

Deklaraten e plote te Pellumbit mund ta gjeni edhe ne linkun vijues ne faqen zyrtare te Federates Shqipetare te Volejbollit.
http://fshv.org.al/deklarate-e-fshv-ne-lidhje-me-dyshimet-…/