Nis pasditen e sotme sezoni i ri i Balkan League (Liges Ballkanike) te Basketbollit, ne Maqedoni. Tirana do te luaje ne ndeshjen hapese te sezonit kunder Blokotehna-NB vendas. Ndeshja eshte parashikuar te nise ne oren 18:30. Ky sezon i BIBL ka vene 8 skuadra ballkanase te konkurrojne me njera tjetren deri ne Mars te vitit te ardhshem para fazes se play-off. Tirana konkurron per te dytin vit ne kete Lige.
Perpos skuadres berthame me mbiema si Shima, Hysenagolli e te tjere, Tirana kete ndeshje prezanton edhe tri prurjet e reja ne ekip: Vladimir Brckov, Jalili Abdul-Bassit dhe Svetozar Popovic. Abdul-Bassit vjen nga nje sezon i suksesshem ne Australi ku ka regjistruar statistika te kenaqshme me 24.8 pike mesatarisht per ndeshje, 5.7 rebounde per ndeshje dhe 3.1 assiste per ndeshje, gjate 17 ndeshjeve te luajtura. Popovic ka perfunduar sezonin ne Republiken Ceke dhe pritet te luaje ne dy pozicionet mbrojtese, me statistika mesatare prej 7.7 pikesh dhe 4.1 asiste per loje. Jo vetem per lojetaret, kjo ndeshje do te jete nje debutim edhe per trajnerin e ri Doukas.
Me poshte piketa ju paraqet kalendarin e ndeshjeve te Tiranes ne kete sezon te BIBL.

Kalendari dhe informacionet nga: http://www.balkanleague.net