Surpriza me e madhe e ketij sezoni te basketbollit shenohet diten e sotme ne ndeshjen e Superkupes, Tirana – Teuta. Per here te pare qe nga fillimet e punimeve te Superkupes ne vitin 1999 Teuta i shtohet listes se fituesve. Nje pike ka mjaftuar qe durrsaket te festojne fitoren 77-78. Tirana synonte per fitoren e tete, pas thyerjes se dominimit te Kamza Basket per 4 vjet (2013-2016) ne Superkupen 2017.

Te zhgenjyer dhe me rezerva jane shprehur tifozet bardhe e blu nga kjo humbje, e cila per ta ishte ishte e papritur. Qe nga hyrja me kartat ID, tifozet e flakte duket e kane braktisur Tiranen. Ndeshja e sotme ka qene intensive, pike per pike ekipet kane ndjekur njera tjetren deri ne rezultatin perfundimtar. Pretendime mbeten edhe per nje “personal” te padhene te Shimes ne sekondat e fundit, i cili mund te kishte ndryshuar rezultatin.

Tashme mbetet te ndjekim edhe perfundimin e Kampionatit, i cili pas ndeshjes se sotme behet i paparashikueshem. Per me shume informacione dhe pamje vizive nga ndeshjet e Kupes e Kampionatit vizito kanalin e Piketa Albania ne Youtube.