Një hap të rëndësishëm drejt një kulture më të respektueshme në futbollin shqiptar, tifozët e dy klubeve më ikonike të kryeqytetit, FK Partizani dhe KF Tirana, i jane bashkuar nismës “Fans Power – Uniting for Respect” për të luftuar gjuhën e urrejtjes në stadiume.

Në një atmosferë ku rivaliteti futbollistik ndez pasionet, projekti “Fans Power” synon të ndryshojë dinamikën duke promovuar bashkëpunimin dhe respektin midis tifo-grupeve. Kjo nisme mbështetet nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara UNDP dhe UNFPA, dhe e realizuar në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Shkencave Sportive (ASSA).

Nëpërmjet aktiviteteve edukative dhe sensibilizuese, tifozët e rinj janë të ftuar të angazhohen në luftën kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes, duke krijuar një ambient më të sigurt dhe gjithpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit në stadiume.

Duke filluar me njohjen reciproke midis tifo grupeve, vizitat në klube dhe takimet me përfaqësuesit e FSHF-së, projekti synon të kultivojë ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin në një mjedisi që promovon parimet e barazisë dhe qytetarise.

Derbi i kryeqytetit të 16 shkurtit 2024, shënoi një moment shumë të rëndësishëm ku te rinj tifozë  e dy skuadrave u bashkuan për të promovuar mesazhin e respektit dhe bashkëpunimit, duke shfaqur se sporti/futbolli është një mjet për bashkim dhe jo për ndarje. Në këtë derbi historik, lojtarët e të dy skuadrave, së bashku me tifozët, provuan se futbolli mund të jetë një mjet për bashkim dhe për të forcuar lidhjet mes njerëzve. Mesazhi “Fjala Vret! Peshoje Ate!” përcjell një urdhër të qartë për përfshirjen dhe respektin në stadiume, duke e bërë këtë derbi jo vetëm një garë sportive, por edhe një fushatë për ndryshime të mëdha sociale.

Në një kohë kur futbolli duhet të jetë një spektakël për të gjithë, projekti “Fans Power- Uniting for Respect” synon të kthejë ndeshjet në një përvojë të përfshirë dhe të edukuar për të gjithë. Nisma pritet të zgjerohet në klube dhe sporte të tjera për të rritur impaktin social dhe për të luftuar kundër gjuhës së urrejtjes.

Kjo nismë paraqet një hap të rëndësishëm drejt një kulture më paqësore në futbollin shqiptar, duke ndryshuar paradigmat dhe duke hapur rrugën për një atmosferë më të harmonizuar për të gjithë pjesëmarrësit në stadium dhe larg gjuhes se urrejtjes dhe thirrjeve denigruese.