TENISTJA E PARË KAMPIONE SHQIPËTARE.

Handan Hoxha, bijë e një nënpunësi banke në Shqipëri ishte vetëm 15-vjeçare (datëlindja 1927) kur u regjistrua në një klub tenisi në Fushën e Shallvares në qendër të Tiranës. Trajneri i saj ishte Sali Nallbani,( Mjeshtër i madh), i cili i kthyer nga Italia ndërtoi fushën e parë të tenisit në Shqipëri në vitin 1940. Orhan Sakiqi kujton “Fushat e tenisit në Shallvare kanë qenë vatër qytetarie. Sali Nallbani prishi kopshtin e vet me fruta e ndërtoi dy fusha tenisi në vitin 1940.
E reja Handan Hoxha doli kampione për  femra në Kampionatin e parë të Tenisit 1942. Përveç saj në klubin e tenisit ishin të regjistruar edhe Ballkize Nallbani, motra e Sali Nallbanit dhe vajza të tjera si Safete Beshiri, Lule Bishqemi dhe Vjollca Greblleshi.

Kolec P. Traboini
4 korrik 2021.