Paul Pogba ishte ndër protagonistët e fitores së Manchester-it ndaj Romës. Por më shumë se kaq, lajm qe agjërimi i tij gjatë kohës së lojës.

Pavarësisht gjysmës së lojës që luhej ne darke, prezantuesja e BT Sport, Reshmin Chowdhury ka zbuluar se Pogba nuk e prishi agjërimin deri në kohën e plotë.

“Paul Pogba po agjëronte për Ramazan natën e kaluar,” shkroi Chowdhury në Twitter. “Pas ndeshjes, ai celi iftarin, pastaj u shfaq përsëri për intervista në media, duke pirë një pije energjike. E gjithë kjo me një buzëqeshje masive. Unë pyeta se si ai menaxhon agjërimin dhe lojën. Ai ngriti sytë, tregoi dhe tha” Allahu na ndihmon! “