🇦🇱PAVLINA EVRO🇦🇱

Pavlina Evro ka lindur më 22 janar 1965 në Korçë.
Ajo ishte një atlete shqiptare e distancave të mesme dhe të gjata.
Evro u specializua për distancat e mesme 800m dhe 1500m.
Është atletja shqiptare më e famshme për arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme. U shpall kampjone e Shqipërisë dhe ende pas 26 vitesh është mbajtëse e rekordit për ato disiplina.
Pavlina Evro do të mbahet mend ndërkombëtarisht për renditjen e para në 1500 metra në Mitingun ndërkombëtar të Atletikës në Nicë të Francës në vitin 1984.

🔴Rekordet që Pavlina Evro ka vendosur janë:

• Gara 800 metra në Algjeri më 28 tetor 1995 me kohën 2:03,1.
• Gara 1500 metra në Oslo më 27 qershor 1985 me kohën 4:06:41.
• Gara 3000 metra në Tiranë më 19 tetor 1986 me kohën 9:14,20, rekord i Shqipërisë.

Burimi:https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Pavlina_Evro

piketa.al