MIREL JOSA

Mirel Josa ka lindur më 1 qershor 1963.
Ai është një ish futbollistë shqiptar dhe aktualisht trajner futbolli.
Si lojtar, ai ka luajtur në Greqi me klubet e Kavala dhe Aris dhe ne Shqipëri me ekipin e Tiranës.
Si lojtar i Tiranës, Josa do të kujtohet gjatë për golin e tij në minutën e fundit shtesë kundër rumunëve të FC Dinamo Bukureshtit në 1986–87 European Cup Winners’ Cup, gjë që e kualifikoi skuadrën e tij në çerek–finalen e kompedicionit.
Ka qenë pjesë e Kombëtares Shqipëtare ku do të mbahet mend goli që i shënoi Belgjikës dhe që rezultoi goli i fitores në kualifikueset e Botrorit 1986.
Në gusht 2012, Josa u vendos si trajneri i Skënderbeut dhe ka fituar dy herë kampionatin respektisht në sezonet 2012–13 dhe 2013–14.
Gjithashtu ka fituar dy herë edhe Superkupën e Shqipërisë respektivisht në vitet 2013 dhe 2014.
Aktualisht mban postin e trajnerit të ekipit të Kukësit në Kategorinë Superiore.
Mirel Josa është nderuar gjithashtu edhe me titullin “Mjeshtër i Sportit”.

Burimi: https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Mirel_Josa

piketa.al