Petrit Murzaku legjenda e sportit Shqiptare i cili u nda nga jeta pak dite me pare ka lene shenja te medha ne sportin Shqipëtarë.

Në vitet 1948-1964, për 16 vite rrjesht, ai ishte sportisti universal që luajti në shumë sporte.

Ai u shpall në volejboll 9 herë kampion, në basketboll 4 herë, futboll dhe atletikë 3 herë dhe 9 herë kampion i shtizës.

Ai ishte kampioni absolut i Partizanit dhe i ekipeve tona kombëtare me 110 ndeshje ndërkombëtare, prej të cilave fitoi 57. Pas viteve si sportist, Murzaku ishte trajneri dhe pedagogu i devotshëm, që përgatiti breza të tërë studentësh, kuadrosh e sportistësh.

Burimi: https://shqiptarja.com/lajm/ndahet-nga-jeta-ish-sportisti-petrit-murzaku-vuante-prej-vitesh-nga-nje-semundje-e-rende

—piketa.al—