Perlat Musta ka lindur në Vlorë në vitin 1958.

Futbolli shqiptar ndër vite ka pasur një traditë të shkëlqyer përsa i takon repartit më difensiv dhe padyshim që një nga emrat më të spikatur në portë ka qenë Perlat Musta, ose siç njihet nga të gjithë, “gardiani” i portës kuqezi.

Musta, i cili ka shërbyer për ngjyrat e Partizanit dhe përfaqësueses shqiptare për më shumë se dy dekada, përbën një nga faqet e lavdishme të historisë së futbollit tonë kombëtar.

Legjenda e portës shqiptare ka bërë paraqitje të paharrueshme me Kombëtaren shqiptare, ndër të cilat në mendjet e tifozëve të asaj periudhe janë skalitur ndeshjet e mrekullueshme ndaj Gjermanisë, Polonisë dhe takimi i paharrueshëm ndaj Belgjikës.

Gjithashtu Must  do të mbahet mend si “portieri” i përjetshëm i Partizanit, që nuk e tradhëtoi asnjëherë klubin edhe në momentet më të vështira.

Burimi: https://durreslajm.al/speciale/perlat-musta-legjenda-e-portës

—piketa.al—