Ali Bushati u lind me 24 Tetor 1942 dhe gjith jeten e tij ia kushtoi volejbollit, fillimisht si sportist dhe me pas ne rolin e trajnerit.

Ne vitet 1960-1970 ekipi i Vllaznise me Aliun si lojtar/trajner ka rivaliziar nje nga ekipet me te forta te asaj periudhe sic ishte Dinamo, duke na dhuruar perballjet me te bukura ne volejbollin e meshkujve.

Me Aliun ne krye Vllaznia ato kohe fitoi 3 kupa Republike.

Ali Bushati Ka zhvilluar 60 ndeshje nderkombetare ku 25 prej tyre me ekipin kombetar.

Bushati gjithashtu ka zene vendin e dyte dhe te trete ne Shqiperi ne hedhje shtize dhe kercim se larti.

Ai eshte futur ne 6-shen shekullore te volejbollit shqiptar, ku renditet i 4 pas Asllan Rusit, Dashamir Fagut dhe Petrit Murzakut.

Shpirti i larte i gares, lufta e forte sportive, egoja per fitore, vleresimi maksimal per çdo ndeshje, lojtar me cilesi universale si shuter, pasues, organizator, njohes e veprues i shkelqyer i bllokut, kane qene karakteristikat kryesore te tij.

Aliu u vleresua si ’Mjeshter i madh i punes’ ne 70 vjetorin e lindjes nga Presidenti i Republikes per meritat e tij ne Volejboll.

Tituj te tjere qe Ali Bushati eshte nderuar jane: “Mjeshter i Merituar i Sportit”, “Nderi i sportit Shqipetare 2000”.

Pak dite me pare mjeshtri i madh i Volejbollit Shkodran dhe Shqipetar eshte ndare nga jeta ne moshen 78 vjecare nga nje semundje e rende.

Stafi i piketa.al i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Bushati.