Alban Bushi është një futbollist profesionist i cili ka lindur në Tiranë më 20 Gusht 1973.

Alban Bushi ka një karrierë të gjatë, gjatë së cilës është aktivizuar në 12 klube, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ai e filloi karrierën e tij në Tiranë me klubin Kf Tirana me të cilin u aktivizua për 5 sezone. Më pas është aktivizuar në ekipe në Greqi, Hungari, Gjermani, Turqi etj.

Alban Bushi është aktualisht golashënuesi më i mirë i kombëtares me 14 gola të shënuar.

Bushi është aktivizuar 67 herë me kombëtaren Shqiptare, duke u renditur i katërti me më shumë paraqitje pas Foto Strakoshës, Altin Lalës dhe Igli Tares.

Aktualisht Bushi mban postin e kombëtares Shqiptare të 21 vjecarve (U21).

Burimi: https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Alban_Bushi

—piketa.al—