Nje basketbollit i nivelit te larte eshte i domosdoshem ne nje ekip me qellime te larta ne Kampionate. Nje individ qe motivon skuadren, i drejton dhe i bashkon lojetaret drejt nje qellimi eshte esencial dhe i domosdoshem ne cdo skuader. Ja 10 karakteristika te nje lojtari te tille elite:

Jo individualizma – Shpesh lojtaret qe jane aktive krijojne nje ndjesi “zoterimi” ne parket, dhe harrojne te perfshijne te tjetret ne lojen apo skemat e tyre. Kjo ndodh zakonisht ne mbrojtje. Eshte e veshtire te levizesh ne nje pozicion te tille, pa top, por lojtaret elite arrijne te gjejne menyren per te pefshire te gjithe skuadren duke prodhuar nje mbrojtje eficente.

Perpjekje maksimale – Gjithmone do te kete lojtare qe jane me te shpejte, me te shkathet apo me te sakte ne nje teknike. Keta zene vendin e pare ne cdo gare dhe eshte e lehte te parashikohen. Vetem nje lojtar elite e di se gjithmone eshte ne konkurrim me veten, jo me te tjeret, ndaj nuk humbet fokusin dhe jep gjithmone maksimumin per te kaluar rekordin personal.

Merr pjese ne cdo loje – Do te kete gjithmone disa perballje, evente apo edhe lojera stervitore qe jane me te pelqyeshme se te tjerat per nje lojtar basketbolli. Shpesh keto mund te duken te parendesishme, apo edhe te teperta per nje lojtar, por nje lojtar elite e di se duhet te perfshihet ne cdo mundesi qe i jepet per te luajtur. Kjo behet per arsye permiresimi personal, dhe per te forcuar skuadren.

Veprat mbi fjalet – Eshte shume e thjeshte te motivosh nje skuader me fjale te bukura e premtime te medha. Nje lojtar elite e di se keto fjale e veprime duhet te perkthehen ne vepra ditore dhe pune te vazhdueshme. Ne kete menyre ai udheheq, duke u bere shembull disipline.

Mbeshtetet tek shoket e skuadres – Nje lojtar elite punon dita dites me skuadren e vet dhe krijon nje ambjent gjitheperfshires, ku secili e di vleren e tij dhe jep maksimunin. Kur vjen puna ne parket, nje lojtar elite e di se mund te mbeshtetet tek skuadra ne cfaredo lloj skenari, sepse fundja te gjithe i bashkon nje qellim.

Feston suksesin e te gjitheve – Nje lojtar elite nuk ka kohe dhe energji per te shpenzuar me ndjenja negative dhe xhelozie. Asnjehere nuk mund te kthesh kurrizin dhe te flasesh keq per skuadren apo pjestaret e saj.

Vjen i pari, iken i fundit – Nje lojtar elite, udheheq me disiplinen qe ka. Ne qofte stervitje, loje apo thjesht nje takim mes shokeve te skuadres, nje lojtar i tille e di se duhet marre seriozisht dhe duhet perkushtim deri ne fund.

Vepron drejt, edhe kur nuk e shohin – Eshte e thjeshte te sillesh mire e me edukate kur po sheh trajneri e publiku, por kerkon nje dedikim shume te madh te veprosh drejt kur nuk je ne vezhgim. Kjo ka te beje sa me talentin e lojtarit ne loje aq edhe me vlerat e tij persoanle individuale.

Investojne ne skuader – Sado i mire e i talentuar te jete nje lojtar, ai nuk mund te funksionoje kurre pa nje skuader te mire e te besueshme. Nje lojtar elite i bashkohet ekipit jo vetem ne parket por edhe jashte tij. Ne palester, pune apo edhe ne nje mbremje mes miqsh, skuadra mbetet skuader.

Komunikimi ne nje nivel te larte – Basketbolli eshte nje loje ku komunikimi eshte thelbesor. Ne stol, ne sulm, ne mbrojtje mos humbisni asnjehere komunikimin. Duke u marre vesh me njeri tjetrin mund te evitoni situata te pakendshme dhe te kontribuoni ne skuader. Nje lojtar elite, ruan gjithmone nje sens komunikimi dhe krijon standarte te larta ne skuader.

Burimi: Ohman, K. 10 Characteristics of a High Character PlayerBasketball HQ.