Rinisin diten e neserme ndeshjet e fazes se dyte te Kampionatit te Volejbollit per femra. Kjo eshte java e 8 e Kampionatit dhe skuadrat vijne nga nje merkato e suksesshme.

Vecanerisht Partizani i femrave, nje skuader tashme elite, vjen fuqishem me syte te fitorja. Ne prag te fazes se dyte, piketa.al ka siguruar nje interviste me trajnerin Roland Tarja, i cili ndan objektivat, triumfet dhe pritshmerite e Klubit.

  • Sa i keni arritur objektivat e fazës së parë?

Duhet patur parasysh se faza e parë ndahet në dy pjesë: pjesa e parë e kampionatit dhe gjysmëfinalja e kupës së Republikës. Për sa i përket kampionatit, pritshmëritë ishin shumë të mëdha për skuadrën, por nuk e arritëm dot objektivin që ishte 2 vendet e para. Për momentin jemi në vendin e tretë, por shpresojmë gjithmonë që Shkurti dhe finalet e kupës së Republikes ta gjejnë skuadrën akoma më të kompletuar. Në gjysmëfinalet e Kupës së Republikës, skuadra e arriti objektivin. Jemi në vend të parë dhe presim fillimin e vitit tjeter. Jemi në një mini fazë përgatitore atletike, ku skuadra pervec ushtrimeve teknike dhe taktike, bën një fazë përgatitore me trajneren e atlektikës, Laura Derhemi. Ne fazën e merkatos, skuadra eshte shtuar me dy volejbolliste te reja me perspektive: Medina Chacoa Winderlys Gisel (Venezuela) dhe Feuerharmel de Oliveira Larissa (Brazili).

  • Cila eshte qasja qe keni ndaj moshve?

Tek kampionati i të rejave duket që ka mjaft brumë, një nivel i lartë në krahasim me të tjerat. Partizani është një nga skuadrat e cila, pjesemarrjen e klubi të moshave e ka maksimale. Them se është nje nga klubet model, për sa i përket akademisë së volejbollit. Jemi shembull per klubet e tjera, ne 4-5 vjet skuadra jonë ka një përfaqësim shumë të madh. Kemi përfaqësim duke filluar që nga moshat e vogla (mini-volley), edhe skuadrat e tjera marrin pjesë në cdo kompeticion që Federata Shqiptare e Volejbollit zhvillon. Me kampionatin e të rejave jemi në vendin e parë ne grupin tone. Tani marrin pjesë në kampionatin e para të rejave, dhe shpresojmë që skuadra të kualifikohet në fazat në vazhdim. Mund të them që jam shumë i sigurtë dhe optimist që Partizani ka një të ardhme shumë të mirë.

  • Dicka tjetër që mund të shtoni apo theksoni per skuadren e Partizanit?

Sapo kemi përfunduar strukturen e re te skuadres. Ajo është kthyer në një shoqatë private, ku është zgjedhur presidenti i ri, z.Logert Huqi, zv/ presidenti Indrit Tershana, drejtor Armand Vasha, drejtor per marredheniet me jashte Ernest Pepaj, keshilltar presidentit dhe manaxher Korhan Gun dhe sekretar i pergjithshem Theodhor Llapa. Kemi nje baskhkëpunim të jashtëzakonshëm, sidomos ekipi i të rejave me zëvëndësin e Partizanit, Thasani që është një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, pa të cilin të gjitha skuadrat zinxhir të Partizanit nuk do të kishin këtë nivel që kanë sot.