Kete jave, pergjate dy diteve te kaluara, ekipi i Special Olympics Albania ka organizuar seminarin trajnues per instruktoret e basketbollit me titull “3-pikeshi i gjitheperfshirjes”. Pjese drejtuesve te seminarit ishin te ftuarit: Martha Jo Braycich, Mariuz Damentko dhe Jenni Häkkinen, personalitete te Olimpikut Special per rajonin e Europes dhe Azise. piketa.al ka siguruar nje interviste te thjeshte me Zv.Presidenten e Olimpikut Special per Europen e Azine, mbi qendrimin ne Tirane, femijet, trajneret dhe misionin e saj.

  •  Cfarë është Olimpiku Special dhe si u bëtë ju pjesë e saj?

Olimpiku Special është nje organizatë ndërkombëtare që ofron mundësi sportive për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara intelektuale. Organizata përfshin 170 shtete te ndryshme, ku midis tyre është edhe Shqipëria. Unë jam pjese e Olimpikut Special prej 20 vjetesh dhe jam e përfshirë kryesisht në fushën josportive, por jam e përfshirë edhe në disa aktivitete që kanë lidhje me sportin.

  • Cili është misioni që po përpiqeni të sillni këtu dhe si reagojnë njerëzit ndaj misionit tuaj, në Shqipëri?

Olimpiku Special Shqiptar është një program që po rritet dhe ne po përpiqemi të përfshijmë individë me apo pa aftesi të kufizuara intelektuale për të ofruar mundësi sportive për ta, por gjithashtu ka edhe një mesazh gjithëpërfshirës dhe ne do më pëlqente që individë nga te gjitha fushat e jetës të marrin pjesë në Olimpikun Special.

  • Pak më parë, ju drejtuat kursin e basketbollit për trajnerët e femijeve me aftesi te kufizuara intelektuale. Si iu duken trajnerët, seminari dhe realizimi i projektit?

Seminari ishte i shkëlqyer dhe mendoj se ishte i klasit të parë. Falenderojmë universitetin për lehtësirat dhe pajisjet që na ofroi, por edhe trajnerët, mesuesit, fëmijet dhe vullnetarët ishin të pabesueshëm. Ata ishin të dedikuar  në profesionin e tyre, ishin te kujdesshem, bënë pyetje mjaft të mira dhe ishin një grup aktiv dhe dinamik individësh.

Ju falenderoj shumë për intervistën, për kursin, për cdo gjë që bëni dhe misionin që sollët këtu.

Ketu mund te shihni edhe intervisten e plote nepermjet kanalit te Piketa Albania ne YouTube.

Vizitoni kreun e faqes tone per nje galeri me foto nga aktiviteti.