Ka rimarre jete kohet e fundit, nje nder klubet elitare te sportit Shqipetar, Klubi Dinamo. Ky rikthim vjen si Shoqate e mirefillte basketbolli me krijimin e ekipeve zinxhir te moshave dhe se shpejti te ekipit profesionist. Veterane te Dinamos, duke u mbeshtetur ne historine dhe profesionalizmin e tyre nen kete emer, e kane risjelle ate ne parketin Shqipetar. Piketa sjell per sportdashesit nje shije nga brenda Shoqates ne kete interviste te shkurter me drejtorin ekzekutiv Eduart Çarçani.

1-Sa kohe keni qe punoni per te risjelle ne jete emrin e Dinamos, ne sallat sportive shqipetare? Si lindi kjo iniciative?

Ideja per te krijuar SHB Dinamo ka lindur prej afro 1 viti ne rrethin e ish-basketbollisteve dinamo ne vitet gjeneratave 65-80, 80-90 dhe 90-2000. Kjo ide u finalizua me vendimin per krijimin e SHB Dinamo, e cila u rregjistrua ne gjykaten e Tiranes ne 8 nentor 2017. Qellimi eshte i thjeshte, te kthejme traditen e Dinamos dhe te formojme lojtare te brezit te ri.

2- Ku do te shtrihet klubi Dinamo? Cfare ekipesh do te perfshije dhe cilet jane trajneret e pare?

Se pari, kerkojme te behemi anetare te FSHB permes kerkeses per anetaresim drejtuar asamblese se pergjithshme vjetore. Me pas mund te them qe, jemi ne hapat e para te krijimit dhe stervitjes se grupeve te moshave te vogla u10, u12 dhe u14 per meshkuj. Ne programin tone kemi vendosur te perfaqesohemi fillimisht me moshat deri ne 14 vjec per vajza dhe djem e me pas (sezonin qe vjen) edhe me U16 dhe U18, gjithashtu, edhe me ekipin e te rriturve duke filluar nga sezoni qe vjen. Aktualisht me ekipet e moshave po punojne z. E.Karaj dhe z. B.Spaho.

3- Si eshte planifikuar sezoni per moshat? Cilat jane objektivat ne parket?

Persa i perket planifikimit te punes sezonin e ri, mund te them qe do te vazhdojme punen me grupet e moshave gjate gjithe kohes, duke zhvilluar here pas here dhe takime miqesore ose turne te ndryshem. Kjo per shkak, se meqenese nuk jemi anetar te FSHB ne kete moment, nuk dime edhe cfare aktivitetesh ka planifikuar ajo per kete sezon. Si sezon i pare kemi objektiva minimale.

4- Po objektivat afatgjata te klubit?

Ne objektivat afatgjate mund te permend plotesimin e te gjithe sistemit te moshave dhe te te rriturve ne te dyja gjinite, konkurencen ne cdo moshe, me objektivin e formimit cilesor te brezit te ri. Gjithashtu, do te perqendrohemi kryesisht ne krijimin e ambjenteve normale stervitore, ne punen e planifikuar dhe te monitoruar gjithe vjetore dhe ne burimet njerezore. Besojme se duke respektuar keto parime, do te mund te krijojme nje baze te mire ne ekipet e moshave, qe do te sherbejne me pas per ekipet e te rriturve.