Sporti ka shume dimensione dhe shpesh, per qelime mireberese, del nga sallat e stervitjes e te lojes dhe jep vlera te pacmushme tek ata qe kane me shume nevoje. Nje qasje relativisht e re ne Shqiperi eshte edhe perfshirja e femijeve me aftesi te vecanta ne aktivitete sportive. Kete me se miri e ka treguar shoqata Special Olympics Albania. Kjo shoqate advokon publikisht mbi te drejat e ketyre femije, dhe eshte aktive jo vetem me mbeshtetje morale apo neper rrjete sociale, por edhe praktikisht, me programe dhe aktivitete. Ne kuader te misionit te Special Olympics Albania, dhe perfundimit te suksesshem te Javes Europiane Sportive, piketa.al ju sjell nje interviste me drejtues te SOA per te ndare me ne themelimin e SOA, eksperiencen ne Shqiperi, misionin dhe qellimet Humanitare te shoqates.

1- Cili eshte qellimi dhe misioni i shoqates, si eshte themeluar dhe si operon?

Special Olympics Albania (SOA) është një organizatë që ka për qëllim të sigurojë në mënyrë të vazhdueshme dhe periodike vjetore, trainime dhe lojra të ndryshme të llojit Olimpik për atletët e moshave të ndryshme me aftësi të veçanta (intellectual disabilities).

SOA është pjesë e organizatës ndërkombëtare Special Olympics International (SOI) http://specialolympics.org/ e themeluar në vitin 1968 nga Znj, Eunice Mary Kennedy Shriver, anëtare e familjes Kennedy; ajo ishte motra e Presidenit John F. Kennedy dhe senatorëve Robert F. Kennedy and Ted Kennedy.

SOA është themeluar rishtazi në Prill të vitit 2017 sipas të gjitha ligjeve në fuqi dhe si mënyrë kryesore operuese do të ketë sportin dhe fuqizimin me anë të tij të të gjithë personave objekt të qëllimit.

2- Si e ka pritur publiku dhe si reagojne njerezit ndaj misionit tuaj? Jane paragjykues/empatik/skeptik…

Në këto faza të hershme të fillimit të rrugëtimit tonë, ne kemi vënë re që reagimi nga ana e njerëzve si: të afërmit tanë, prindër të fëmijëve, fëmijët ose edhe të tjerë persona të cilëve u kemi spjeguar qëllimin dhe misionin e SOA, është i menjëhershëm. Nevoja për të përmirësuar jetesën e personave me aftësi të veçanta është e madhe dhe gjithmonë ka nevojë dhe vend për përmirësim. Gjithashtu duhet thënë që edhe reagimi nga ana e instiucioneve përgjegjes ose që kane lidhje me çështje, ka qenë i menjëhershëm për të ofruar ndihmën dhe bashkëpunimin.

SOA, nëpërmjet fokusit kryesor që është sporti, do të bashkëpunojë me të gjthë aktorët dhe faktorët për të përmirësuar edhe më shumë jetën e personave me aftësi të veçanta/ndryshe.

3- Si i ndihmon shoqata femijet me nevoja te vecanta? Ne terma edukimi/trajnimi te specializuar dhe integrimi.

Sporti dhe është mënyra kryesore me anë të së cilës SOA do të arrijë ndryshimin dhe përmirësimin e jetesës dhe shëndetit të personave me aftësi të veçanta/ndryshe, pasi sporti përfshin trainimin e rregullt, disiplinën, ushqyerjen e shëndetshme, pranimin, gjithëpërfshirjen si dhe shumë përfitimë të tjerë që vijnë prej tij duke i shërbyer sëbashku të gjithë komunitetit. Krijimi i kushteve të nevojshme dhe të trainimit periodik është një nga sfidat që do të përballemi dhe që për tia arritur, do të na duhet të punojmë sëbashku aktorë dhe faktorë.

4- Cili eshte vizioni i shoqates per te ardhmen?

Në fazat e para SOA do të vendosë marrëdhënie bashkëpunimi me të gjithë aktorët e faktorët që kanë të njëjtin mision dhe vizion me të dhe do të punojë për pranimin, fuqizimin, gjithëperfshirjen, mosdiskriminim, jetesën e shëndetshme të personave me aftësi të veçanta/ndryshe.

Mund të jemi të ndryshëm, por të gjithë jemi të barabartë.

5- Cilet jane mbeshetesit me te medhenj te misionit tuaj dhe te femijeve? 

Lejomëni të citoj, Shën Tereza thotë:

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

E gjithashtu thuhet: Nësë do të ecësh shpejt, ec vetëm, por nësë do të shkosh larg, atëhere duhet të ecësh në grup, ose bashkarisht!

Faleminderit per pyetjet tuaja.

Special Olympics Albania

“Të zbulojmë  kampionin brenda nesh”