Interviste me zv.trajnerin e Kombetares Shqipetare te Basketbollit, z.Afrim Bilali, mbi punen, skuadren dhe sezonin e ri pas grumbullimi te grupit.

Pershendetje z.Bilali, me fillimin e muajit korrik ka filluar edhe grumbullimi dhe trajnimi i Kombetares Shqipetare te Basketbollit. Ne prag te ketij sezoni, ne kishim deshire te ndani disa detaje te punes suaj, ekipit te ri dhe dinamikat qe do t’ju ndjekin…

1-Si po formohet dinamika e grupit, kete sezon? Ka ardhje te reja ose jo, si jane adaptuar ata dhe deri ku qendroni ne formimin e nje skuadre me te gjithe elementet e nevojshem?

Kete vit ka prurje te reja,padyshim te cilet do ti bashkangjiten berthames se vitit te kaluar dhe mendoj qe kete vit duke qene se eshte viti i dyte i grumbullimit te ekipit kombetar me te njejtin staf mendoj qe puna do te jete me e lehte per berthamen e lojtareve qe kane qene vitin e kaluar, ndersa per ata qe kane ardhur te rinj, kuptohet qe pershtatja dhe adaptimi i tyre me ekipin dhe filozofine e trajnerit do jete pak me e veshtire por do te ndihmohet nga grupi qe ka qene dhe nga ne si staf per tu pershtatur sa me shume me filozofine e ekipit.

2-Si alternohet puna me stafin parapergatitor te Kombetares?

Stafi i ekipit kombetar nuk ka ndryshuar. Antonis Kostandinis eshte trajneri i pare. Une jam asistenti i pare. Albert Sulejmani eshte pergatitesi fizik, i cili vjen nga Kosova dhe Endri Rumani eshte asistent trajneri tjeter i cili merret me skauting dhe pergatitjen filmike per ekipin tone dhe ato kundershtare.

3-Si jane pritshmerite tuaja per kete sezon, ku qendrojne pikat e forta te skuadres ne grup?

Atehere, ne lidhje me pritshmerine tone mendojme qe selektimi i lojtareve qe eshte bere, eshte bere ne baze te performances se tyre gjithevjetore. Kuptohet qe nje gje e mire e ketij ekipi eshte berthama e vitit te kaluar vazhdon te jete pjese e ekipit.
Pikat e forta mund te them qe jane tek gershetimi i lojtareve me experience si Shima,Bushati, Agolli me pjesen e lojtareve qe kane ardhur per here te pare ne ekipin kombetar.

4-Cilat jane objektivat e skuadres kete sezon?

Objektivi i skuadres eshte qe te jemi ne nje nga 2 vendet e para. Ne kendveshtrimin tim e realizueshme eshte vendi i dyte duke pare perberjen e ekipeve kundershtare.

5-Cila eshte sfida me e madhe e juaja si zv.trajner, dhe e skuadres kete sezon? Cila nga skuadrat shihet si rivale me e forte?

Sfida me e madhe per mua si trajner eshte thjesht te ndjek me rigorozitet ate cfare kerkohet nga trajneri i pare. Kuptohet duke punuar nje vit me pare me trajnerin mendoj se pak a shume filozofia e tij me filozofine time ne disa raste pershtaten dhe mendoj qe per skuadren kete vit eshte kristalizimi i ideve dhe filozofine e trajnerit.

5-Do te kete debutime/miqesore te Kombetares, per te pare si do te vihet ne parket puna dhe stervitja e deritanishme?

Ndeshje miqesore jane menduar disa. Dy te parat do jene me Kosoven ketu ne Tirane me datat 21 dhe 23 korrik ku do behet nje kolaudim i ekipit. Pas ketyre ndeshjeve besoj qe do behet edhe selektimi i 14 lojtareve qe do jene deri ne fund me ekipin kombetar. Pastaj me date 24 do te nisemi per ne Armeni. Atje kemi nje turne 5 ditor me ekipe goxha te forta si: Armenia, Irani, Kazakistani dhe Shqiperia kuptohet. Keto ndeshje jane menduar ashtu sic jane menduar vitin e kaluar, per te pare anet e forta dhe te dobeta te ekipit. Kuptohet meqenese turneu i Armenise mbaron me date 29 korrik, kemi 3-4 dite kohe per te rregulluar defektet tona dhe padyshim ndeshjen e pare, qe eshte edhe ndeshja me e rendesishme e ketij grupimi, te jemi ne maksimumin tone si ekip.