Analize e javes se 31-te te Kampionatit te Futbollit:
Eshte luajtur ne fundjave java e 31-te e Superliges Shqiptare. Te tre pretendentet per titull kane fituar por fitoren me më shume vlera ishte ajo e Partizanit e arritur ne derbi ndaj Tiranes.
Nje fitore 2-1 me gola te shenuar ne ekstremet e dy pjeseve dhe mes polemikash per penalltine e akorduar ne favor te te kuqve me ane te se ciles kane barazuar shifrat. Loja ishte mjaft e luftuar ku pjesa me e madhe ishte nen diktatin e bardhe e bluve por siç i ndidh rendom kete vit nuk arrijn ti kthejn ne gola rastet e krijuara. Me kete humbje Tirana tashme eshte vetem 3 pike larg renies ndersa Partizani ka kaluar nje pengese mjaft te veshtire ne rrugen per titull.
Kukesi ka arritur nje fitore mjaft te bukur ne fushen e tij ndaj Laçit qe lufton me çdo kusht per te shpetuar kete sezon. Ndersa Skenderbeu ka arritur nje fitore me mjaft vlera ne nje fushe nga me te veshtirat kete sezon. Mjafton nje gol i James per ti dhene fitoren Korçareve ndaj Luftetarit.
Nje tjeter ndeshje mjaft e luftuar ka qene ajo e luajtur ne Durres ku Teuta priste Flamurtarin. Ekipet jane ndare me nje barazim pa gola ku te dyja skuadrat kane kane perfituar nga humbjet e rivaleve direkt.
Surprizen kete jave e ka bere Korabi me piken e marre ne Shkoder ndaj Vllaznise me nje barazim 1-1. Eshte per tu pershendetur serioziteti i Dibraneve qe edhe pse tashme jane te rene ne kategorine inferiore, me lojrat e kryera po e respektojne kampionatin.