Qe nga pranimi si anetere ne Federaten Nderkometare te Basketbollit (FIBA) ne Mars te vitit 2015, Kosova ka qene rregullisht pjesmarrese ne eventet e bakstebollit te organizuara ne ajo. Se fundimi Kosova ka marre pjese ne para-kualifikueset e Boterorit te Basketbollit Kine 2019, duke arritur vendin e dyte ne grup kunder Estonise dhe Maqedonise, te dyja favorite per tu kualifikuar. Sfidat nuk u duken shume te lehta per ekipin e amerikanit Greenberg, por ishte fitorja e me Estonine, ne ndeshjen e fundit ajo qe i dha kualifikimin ekipit.

Kjo sfide vecanerisht mbajti ekipin dhe tifozet nen tension, duke qene edhe sfida vendimtare e kualifikimit, por lojtaret arriten te ruanin toruan dhe u perqendruan ne fitore. Rezultati nuk qe shume i thelle (75-69), por kosovaret arriten ta ruanin dominim pergjate pjeses me te madhe te lojes. Berisha e Shoshi spikaten ne parket por edhe ne statistikat e FIBA, mbeshtetur nga bashkepunimi me te tjeret e fryma e ekipit. Ishte pikershit kjo fryme, per tu marre shembull, e puna e vazhdueshme ne permiresim ajo qe coi Kosoven nje hap me para drejt Boterorit 2019.

Sipas formules se FIBA, te gjithe vendet e dyta ne fazen e para-kualifikuese do te permblidheshin ne sferen e 8 te shorteut, per tu zgjedhe me pas ne nje nga grupet A, C, E dhe G ndersa vendet e para (sfera 7) ne grupet B, D, F dhe H, ne menyre qe te evitohet kundershtia me skuadrat me te cilat kane luajtur tashme. Sipas kesaj formule dhe shortit te dates 24 Gusht, Kosova eshte vendosur ne grupin C ku do te luaje me Polonine, Lituanine e Hungarine ne fazen e Kualifikueseve Europiane per ne Boterorin e Basketbollit Kine 2019.