Pas mberritjes ne Bullgari, SK Tirana ka realizuar sot ndeshjen e dyte ne Ligen Ballkanike, njekohesisht dhe humbjen e dyte. Kane qene BC Academic Bultex 99, ata te cilet pas dominimit mbi Tiranen kane arritur vendin e pare ne renditjen e Liges. Ndeshja ka perfunduar me rezultat 90-69, rezultat i cili katapultoi Tiranen ne fund te renditjes se Liges.

Ndeshja ka ruajtur nje ritem te dominuar nga bullgaret, pervec minutave te para ku u duk se konkurrenca do te ishte me e forte. 18 duket se ka qene numri i dites per tanet dhe numri i pikeve te shenuara per cdo periode, pervec asaj te tretes (23-18, 26-18, 18-15, 23-18). Kundershtaret, sic duket, kane hyre ne kete Lige per t’a dominuar ate. Bullgaret kane triumfuar ne nje sere miqesoresh vendase dhe nderkombetare se fundmi, gjithashu po performojne dukshem mire edhe ne Kampionatin Kombetar. Nuk numerojne humbje ne sezonin e ri 2017-2018. Interesante kete ndeshje ishte edhe prania e ish-lojtarit te Tiranes Manuel Johnson, ne formacionin kundershtar. Perpos fillimit jo te mire ne Lige, Tirana qendon e para ne statistikat e lojetareve nen mbiemrin Hysenagolli. Ky i fundit eshte cilesuar si lojetari me eficent i Liges, organizatoret e se ciles e kane specifikuar kete fakt me nje artikull: http://www.balkanleague.net/en/news.php?id=19155

Tirana ndeshjen e ardhshme do te luaje ne shtepi. Me date 25 Tetor, bardhe e blunjte do te mirepresin Bashkimin e Kosoves, me te cilen ndajne edhe fundin e renditjes.

Me poshte, renditja e Liges Ballkanike: