Eshte shapllur paraditen e djeshme trajneri i ri i SK Tirona, per sezonin 2017-2018. Antonis Doukas do te jete strategu i ekipit qe luan ne Superlige kkete sezon, dhe mban nje histori te gjate fitoresh. Perpos Superliges, Tirona ka nje axhende shume te ngarkuar edhe ne Ligen Ballkanike, ku ne ndryshim nga vjet priten rezultate me te larta.

Kush eshte Antonis? Doukas ka filluar punen e tij si trajner basketbolli profesionist ne vitin 1995, dhe pas 22 vitesh karriere ai numeron disa skuadra femrash e meshkujsh ne rezymene e tij. Aktualisht Doukas mban pozicionin e zv.trajnerit per ekipin “Iraklis” te Greqise, ne nje kontrate te vlefshme deri ne vitin 2018.

Per sa i perket stilit te tij jo shume eshte bere e ditur nga Klubi. Duket se drejtimi i ri nga Greku do te jete i forte, autoritar dhe me disipline te theksuar – sic thote Doukas ne pershkrimin e profilit te tij ne LinkedIn. Nder te tjera ai thote: “Me pelqejne praktikat e forta dhe analiza e zgjeruar teknike e kundershtareve. Dua qe lojetaret e mi te jene te pergatitur dhe te informuar deri ne detaje, per nje situate loje… Jam nje fans i shkolles Spanjolle dhe Greke te basketbollit, jam i hapur, pa steriotipe dhe me pelqejne risite ne lojerat e mia…”

Gjithcka mbetet per t’u pare ne parket.