Tirana dhe Vllaznia do të ndeshen ditën e dielë në orën 16:00. Atmosfera ka nisur të ndjehet në rrugët e qytetit pasi tashmë ‘’Klasikja Shqiptare’’ është kryefjala e çdo diskutimi. Rivaliteti i madh që ndër vite kanë njohur këto dy emblema të futbollit shqiptar, kësaj here ndeshen në pozita tepër të forta, ku diskutohet titulli…