Ka përfunduar finalja e fundit e Kampionatit Kombëtar për meshkuj ndërmjet 2 ekipeve kryeqytetas Tirana-Partizani në disiplinën e Volejbollit. Në këtë finale dominoi ekipi i Partizanit duke mundur ekipin e Tiranës me rezultat 3-1. Kjo fitore e sotme e Partizanit mbylli dhe kampionatin duke shpallur kampion Kombetar ekipin e Partizanit. Piketa.al
Volejboll
Sot me date 17/03/2024 prane Pallatit te Sportit “Feti Borova” jane luajtur 2 ndeshjet e Kupes se Shqiperise ne volejboll. Ekipet pretendente per ta fituar kete kupe ishin Tirana-Partizani (Meshkuj) dhe Tirana-Skenderbeu (Femra). Ndeshja e pare ishte nje derbi plot emocion dhe shume rivalitet, ku me shume dominoi ekipi i Partizanit duke fituar 3-0 kundrejt…
Superliga e volejbollit për meshkuj ka zhvilluar ndeshjet e saj për javën e 9-të. Ndeshja mes Tiranës dhe Erzenit ka qenë një nga sfidat e cila ka dhuruar shumë në parketin e Farie Hotit. Sfida e cila u luftua deri në fundin e saj arriti të mbyllej me shifrat 1-3 në sete për miqt shijakas….
Ekipi i Skënderbeut të femrave është finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë pas fitores në gjysmëfinalen e dytë ndaj Vllaznisë me rezultatin 3 me 1. Vajzat korçare më parë kishin fituar dhe gjysmëfinalen e parë me rezultatin 3 me 0 dhe kështu do të presin takimin e datës 15 Shkurt midis Partizanit dhe Tiranës…
Dite jo e mire per ekipet e KS Tiranes sot. Ekipi bardheblu i meshkujve u mund ne “Farie Hoti” 0-3 ne sete nga ekipi i Erzenit i cili ka menaxhuar mire te tria sete duke marre keshtu dhe nje fitore te rendesishme. Edhe ekipi i Femrave te KS Tiranes jane mposhtur gjithashtu 3-0 nga ekipi…
Startoi Kampionati Ballkanik Beach Volley për Femra dhe Meshkuj, që po mbahet në Kosovë.Në këtë kampionat krahas Kosovës, si vend pritës, do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.Ndeshjet luhen në fushën e “Holiday Resort” të Sllatinës së Madhe.4 ndeshjet e para nuk kanë qenë në favorin e ekipeve tona kombëtare…
Kombëtarja U19 femra është mposhtur nga ekipi i Polonisë me rezultatin 0-3 në sete. Kombëtarka Polake ka dominuar lojën në të tria setet në ndeshjen e Zhvilluar në Parkun Olimpik “Feti Borova”, ndeshje e vlefshme kjo për eleminatoret e Europianon e Volejbollit për nën 19-vjecaret. Rezultati i seteve: 7-25; 7-25; 17-25.
Apolonia ka marrë një fitore të rëndesishme ditën e djeshme ndaj ekipit të gocave të Partizanit. Ekipi nga Fieri ka mposhtur 3-2 në sete Partizanin në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit duke u renditur kështu e para në renditje brenda grupit të saj.
Ka përfunduar Kupa e Shqipërisë në volejboll, finalet e të cilës janë zhvilluar në parkun olimpik “Feti Borova”. Finalja e femrave e zhvilluar midis ekipit të Tiranës dhe Skënderbeut ka përfunduar me rezultatin 3-0 në sete për Tiranën (25-15; 28-26; 25-20). Gjithashtu dhe tek finalja e meshkujve ekipi i Tiranës ka mposhtur Erzenin me rezultat…
Vllaznia U21 është ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë për meshkuj. Shkodranët kanë mposhtur në finale ekipin e Tiranës me rezultatin 3-0 në sete. Vllaznia e ka dominuar lojën në te tria setet duke fituar kështu dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.