Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar tre ndeshjet e para për javën e 22-të. Nuk kanë munguar surprizat pasi Laçi nuk ia ka dalë të marrë pikë në shtëpi pas sfidës ndaj Bylis, ku është mundur me shifrat 0-1.
Teuta ka marrë një 3 pikësh me shumë vlerë ndaj një rivali direkt në zonën e ftohtë si Kukësi, duke fituar minimalisht me rezultatin 1-0. Surpirzues ishte rezultati i arritur nga të kuqtë kryeqytetas, pasi me 10-të lojtarë nga fillimi i takimit, ia ka dalë të ndëshkojë tre herë Erzenin, duke ruajtur ecurinë pozitive.
Java 22-të:
Sot
Laçi – Bylis 0-1
Teuta – Kukësi 1-0
Partizani – Erzeni 3-0
Nesër(19.02.2023)
Egnatia – Vllaznia 13:00
Kastrioti – Tirana 13:00