Superliga do të zbresë në fushë këtë fundjavë me sfidat e javës së 22-të. Gara e ndezuar për titullin kampion dhe lufta për të zënë një vend në kupat e europës është tepër e ndezur, kjo pasi diferencat janë të vogla mes ekipeve.
Kastrioti dhe pse i ‘’zhytyr’’ në fundin e tabelës ka një diferencë prej 5 pikësh me zonën e mbijetesës. Bylis, Kukësi dhe Teuta vijojnë të notojnë në zonën e ftohtë duke shpresuar për mbijetesë.
Java 22-të:
E shtunë
Laçi – Bylis 13:00
Teuta – Kukësi 16:00
Partizani – Erzeni 19:00
E diel
Egnatia – Vllaznia 13:00
Kastrioti – Tirana 13:00