Rreth tre muaj pas ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve në fillim të nëntorit, Champions League rikthehet pasi 16 ekipe mbeten në garë për të ngritur trofeun më 10 qershor në stadiumin Ataturk të Stambollit.
Champions League do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme ‘’magjinë’’ e kompeticionit më të madh në futbollin europian. 2 sifdat e sotme rezervojnë emocione të mëdha pasi gjigantët europian do të luftojnë për biletën e cila i kualifikon për në fazën tjetër.
Milan – Tottenham dhe PSG – Bayern janë dy super-sfidat e mbrëmjes të cilat startojnë në orën 21:00. Këto janë takimet e para për fazën e 1/16-tave.