Klubi i Vllaznisë ka vendosur që të gjithë të ardhurat e fituara nga ndeshja që do të luhet të dielën me Tiranën, të shkojnë si kontribut për Turqinë dhe Sirinë.

Tërmeti shkatërrimtar me pasoja të rënda ka bërë që drejtuesit shkodranë të bëjnë thirrje për tifozët që të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit.

Të gjitha paratë do të dhurohen pikërisht për këto dy shtete për t’i ardhur sadopak në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit shkodran thuhej:

“SOLIDARIZIM

Klubi futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, i bën thirrje gjithë tifozerisë së zjarrtë kuq e blu, që ta mbeshtëse ekipin e zemrës ne klasiken e futbollit shqiptar që do të luhet te dielën në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Meqenëse tragjedia e tërmetit ne zonat ndërmjet Turqisë dhe Sirisë ka prekur thellë zemrat e gjithësecilit prej nesh, ka vendosur që të gjithë të ardhurat që do të vijnë nga organizimi i ndeshjes me Tiranën do të shkojnë si kontribut për ndihma për tërmetin . Lutjet tona shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie dhe shpresojmë në rikuperimin sa me të shpejtë të të dëmtuarve. Eja dhe ti për të mbështetur skuadrën e zemrës dhe për të kontribuar sadopak në këtë tragjedi të jashtzakonshme njerëzore!”

Ndeshja Vllaznia – Tirana është programuar të luhet të dielën në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.