Ekipi i Skënderbeut të femrave është finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë pas fitores në gjysmëfinalen e dytë ndaj Vllaznisë me rezultatin 3 me 1.

Vajzat korçare më parë kishin fituar dhe gjysmëfinalen e parë me rezultatin 3 me 0 dhe kështu do të presin takimin e datës 15 Shkurt midis Partizanit dhe Tiranës për të mësuar rivalin e tyre direkt për ngritjen e trofeut Kupa e Shqipërisë 2022-2023.

Burimi: Federata Shqiptare e Volejbollit