Koshi shqiptar sa vjen dhe bëhet më i luftuar, pasi ekipet kanë ngushtuar ndjeshëm diferencat në renditje. Teuta dhe Besëlidhja kanë një rivalitet të fortë në kreun e renditjes, ndërsa këtë vit Vllaznia duket e zbehur.
Java e 11-të e cila do të zhvillohet me datë 11 shkurt, premton spektakël në pallatin e sportit Asllan Rusi, ku Beselidhja do të ndeshet me Tiranën në orën 18:00. Të besuarit e Afrim Bilalit do të kërkojnë të përsërisin suksesin ndaj bardhebluve të Erkand Karaj.
Vllaznia në duelin kundër Apolonisë ka kërkuar mbështetjen masive të tifozëve kuqeblu. Në këtë takim tepër të rëndësishëm në luftën për mbijetesë, shkodranët do të bëjnë pa shërbimet e kapitenit Rakaj dhe basketbollistit Aaron Nijke.
Teuta do të presë në Ramazan Njala rivalët e Kamzës. Në letër durrsakët shihen si favorit absolut të kësaj sfide, por në këtë sezon Kamza ka treguar që di të surprizojë pasi në takimin e fundit ka mposhtur Teutën me shifrat 83-78.
Takimet e javës së 11-të:

Renditja:

Piketa.al