Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, atletja Shqipëtare Luiza Gega fitoi garën 3000 metra me pengesa. Gega ka shkëlqyer në pistë duke dominuar në çdo metër të garës.
Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, duke thyer sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë.
Atletja jonë fiksoi edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vet ajo me 9.27.73 si dhe konfirmoi medaljen e artë që pati fituar katër vite më parë në Tarragona.
Foto e marrë nga KOKSH.
