Florian Marku mposhti britanikun Chris Jenkins në duelin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Njukasëll, me KO teknik në raundin e katërt. Me këtë fitore të rëndësishme Marku mbrojti titullin kampion bote të kategorisë IBF International, në peshën “welter”.

Për Markun kjo është fitorja e 11 në karrierë, ku ka edhe një barazim. Ndërsa për Jenkins kjo është humbja e pestë në karrierë (ka edhe 23 fitore e 3 barazime).