Apolonia ka marrë një fitore të rëndesishme ditën e djeshme ndaj ekipit të gocave të Partizanit. Ekipi nga Fieri ka mposhtur 3-2 në sete Partizanin në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit duke u renditur kështu e para në renditje brenda grupit të saj.
