Tirana vazhdon e sigurtë rrugën drejt titullit kampion në Abissnet Superiore, ekipi bardheblu ka mposhtur në derbi Dinamon me rezultatin minimal 1-0. Egnatia ka surprizuar Vllazninë në shtëpi duke fituar me shifrat 3-0 dhe duke shpresuar tek mbijetesa, gjithashtu Partizani pëson humbje në transfertën ndaj Kastriotit ku këta të fundit fituan me rezultatin 1-0.
