Ka përfunduar Kupa e Shqipërisë në volejboll, finalet e të cilës janë zhvilluar në parkun olimpik “Feti Borova”. Finalja e femrave e zhvilluar midis ekipit të Tiranës dhe Skënderbeut ka përfunduar me rezultatin 3-0 në sete për Tiranën (25-15; 28-26; 25-20).
Gjithashtu dhe tek finalja e meshkujve ekipi i Tiranës ka mposhtur Erzenin me rezultat 3-1 në sete (25-22; 21-25; 25-14; 25-16) duke i dhënë kështu ekipit kryeqytetas dy trofe në dy finale të luajtura.
