Tirana ka fituar në mënyrë të dyfishtë në Kupën e Shqipërisë derbin ndaj Partizanit në Parkun Olimpik “Feti Borova” duke mposhtur rivalët si në sfidën e femrave ashtu dhe te meshkujt.
Tek femrat Ekipi i Tiranës ka fituar me rezultatin 3-2 në sete ndërsa tek meshkujt Tirana ka dominuar ndaj Partizanit duke fituar 3-0 në sete.

