Tirana ka mposhtur në shtëpi Kukësin me rezultatin e thellë 4-0 duke treguar formën e saj të mirë dhe duke ruajtur distancën me ekipet e tjera si kryesuese. Golat për Tiranën i shenoi Seferi dhe Xhixha nga 2 gola për secilin.

Gjithashtu Vllaznia mposhti në transfertë Kastriotin me rezultatin 0-1. Me këtë fitore Vllaznia vazhdon të jetë një rivale e fortë për titull. Golin e vetëm për Shkodranët e shënoi Latifi nga penalltia në minutën e 76′.