Është mbyllur sot java e 11 e Kategorisë Superiore. Laçi ka dominuar ndaj Dinamos duke e mundur me shifrat e thella 5-0. Gjithashtu Kukësi ka fituar në transfertë ndaj Kastriotit me rezultatin 1-6. Teuta me Vlaznine janë ndarë në paqe 1-1, Partizani ka fituar në shtëpi 2-1 ndaj Skënderbeut ndërsa Tirana ka mposhtur Egnatian 0-2 duke mbajtur kështu edhe kryesimin e renditjes.