Mbyllet ndeshja midis Vllaznisë dhe Laçit me rezultatin e përgjithshëm 1-0. Viktor da Silva njeriu i ndeshjes, vjen nga stoli në pjesën e dytë dhe i jep 3 pikët e merituara në një ndeshje tepër të luftuar. Një sfidë tepër e vështirë kjo për shkak të terrenit tepër të rënduar nga reshjet e shiut që e shoqëruan të gjithë takimin nga fillimi deri në mbyllje të tij.
