Ekipi kombëtar i basketbollit po kryen përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes kundra Luksemburgut e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:00, sfidë e vlefshme kjo për para-eleminatoret e kupës së botës 2025. Gjatë seancës së sotme ekipit tonë kombëtar i është bashkuar edhe Dallas Moore i cili do të jetë një përforcim në ndeshjen e ditës së nesërme.