Kombëtarja Shqiptare e Basketbollit ka nisur përgatitjet për ndeshjet para eleminatore te kupës së botës 2025. Ekipi është grumbulluar që nga dita e hënë me datë 15 Nëntor për ndeshjen e parë para eleminatore për Kupën e Botës 2025 kundra kombëtares së Luxemburgut.

Ndeshja kundra Luxemburgut do të zhvillohet me datë 25 Nëntor 2021 në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në orën 18:00.

Përberja e ekipit kombëtar të basketbollit:

Trajner: Afrim Bilali
Zv trajner: Mikel Serbo
Zv trajner: Bruno Hoxha
Fizioterapis: Sabahat Kastrati

Strazimiri
Dusha
Prodani
Shestani
Hysa
Lekndreaj
Thano
Hamati
Lilaj
Hysenagolli
Grazhdani
Nikoci

Priten që ti bashkohen ekipit me datë 22 sportistët:
Dallas Moore
Celis Tafaj
Rei Pullazi