Atleti Shqiptar Izmir Smajlaj rremben vendin e pare ne Mitingun Nderkombetar te Beogradit me rezultatin 7.91m
Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka treguar se është në formë të jashtëzakonshme. Ai ka fituar një tjetër medalje ari, kësaj here në Beograd, aty ku u shpall kampion Europe në kërcim së gjati. Ai mori pjesë në mitingun ndërkombëtar të sallave të mbyllura, “Serbian open indoor meeting”, me pjesëmarrës nga disa shtete të Ballkanit. Smajlaj regjistroi rezultatin 7.91 në kërcim së gjati, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit. Kjo është medalja e tretë e artë në vitin 2021.
Burimi: JOQ Albania