Jane bere te ditura pasditen e sotme, skuadrat finaliste te kategorise se femrave, per Kampionatin e Basketbollit. Jane luajtur sot gjysmefinalet e dyta te fazes play-off, dhe pa nevoje per ndeshje shtese, Flamurtari e Tirana jane zyrtarisht ekipe finaliste. Tirana ka luajtur me ekipin durrsak te Goga Basket duke e mundur ne kryeqytet dhe ne shtepi. Fitorja e sotme i preu bileten vajzave bardhe e blu per ne finale. Nderkohe Flamurtari nuk e ka zgjatur me Studentin dhe hyn bindshem ne finale. Sot vlonjatet dominuan Studentin me rezultat 65-87, dhe u kualifikuan duke mos patur nevoje per ndeshje te trete.
Rezultatet e gjysmefinaleve play-off:
Tirana 90-67 Goga Basket
Goga Basket 66-74 Tirana
Studenti 65-87 Flamurtari
Per te ndjekur disa momente nga ndeshja Tirana – Goga Basket, luajtur ne F.Hoti ne kryeqytet, kliko ketu.
Per te ndjekur disa momente nga ndeshja Goga Basket – Tirana, luajtur ne pallatin e spotit “Dhimitraq Goga” kliko ketu.
Per nje koleksion te te gjithe punimeve, jave pas jave te Kampionatit Kombetare te Basketbollit meshkuj/ femra kliko ketu.