Pas 11 ndeshjesh te veshtira te ketij sezoni ne Ligen Ballkanike, Tirana ka mbetur pezull, per sa i perket kualifikimit. Dita e neserme, qe do te jete edhe dita e fundit e konkurrimit ne Lige, do te jete vendimtare per Kampionet ne fuqi.

Pavaresisht suksesit te padiskutueshem ne Kampionatin vendas, bardhe e bluve nuk ju ka ecur mire ne Ligen Ballkanike kete sezon. E vetmja skuader perfaqesuese e Shqiperise, shenon vetem dy fitore dhe 9 humbje, 7 nga te cilat rradhazi. Prova e rradhes do jete edhe vendimtare. Malazezet shenojne vetem nje fitore kete sezon, dhe kjo nje fitore e ngushte kunder taneve (107-102), ndaj pritshmerite jane te larta.

Ndeshja e neserme do te luhet ne sallen olimpike F.Borova, ne oren 18:30, dhe do jete ndeshja me e rendesishme e Tiranes, ndoshta me e rendesishmja e kesaj faze te Liges Ballkanike.

Per nje shije te performances se bardhe e bluve ne Lige mund te rishikoni ndeshjen Tirana – Blokotehna, ose ndeshjen Tirana – Bashkimi te plote, mundesuar nga piketa, nepermjet platformes se Youtube.

Ndeshjet dhe rezultatet e Tiranes ne Lige:

Renditja e Liges para dites se 12:

Informacionet sipas Faqes Zyrtare te Liges Ballkanike.