Kane perfunduar zyrtarisht Lojerat Olimpike Dimerore PyeongChang 2018, pas 17 ditesh intensive garimi dhe pune te lodhshme. Me nje ceremoni madheshtore, u festua ne Korene e Jugut mbyllja me sukses e lojerave Olimpike te ketij viti, per t’u rikthyer ne Pekin, Kine ne vitin 2022. Keto ishin Lojerat Olimpike Dimerore te 23-ta, dhe u realizuan me pjesemarrjen e 2930 sportisteve nga e gjithe bota dhe 91 Komiteteve Olimpike perfaqesuese. Rekord kete vit ka qene edhe pjesemarrja e larte dhe perfshirja e femrave ne sporte, ku 42% e sportisteve ishin femra.

Norvegjia festoi rekordin e medaljeve me 14 medalje te arta, 14 te argjenda dhe 11 te bronzta, gjithesej 39. Gjermania, Kanadaja, USA dhe Hollanda ndjekin Norvegjine ne 5-shen me te mire te performuesve ne keto lojera.
Nje tjeter fitore e madhe e LOD 2018 qe edhe bashkimi i Korese se Veriut me Korene e Jugut dhe konkurrimi nen flamurin e Korese se bashkuar. Pas 73 vitesh marredheniesh te ftohta dhe me tensione politike, Koreja arriti te sjelle nje mesazh te forte paqeje. per me shume mbi bashkeupinimin mes Koreve te Veriut e Jugut kliko ketu.

10-teshja me e mire vendeve performuese ne Olimpikun Dimeror 2018:

Shqiperia e Kosova nuk kane munguar ne kete event. Shqiperia eshte perfaqesuar denjesisht nga dy sportiste, Suela Mehilli dhe Erjon Tola, kurse Kosova nga Albin Tahiri. Perfaqesuesit e Shqiperise konkurruan ne Slalomin Gjigand dhe Slalomin Special per femra e meshkuj, ne disiplinen e Skive Alpine dhe arriten keto rezultate:

Nderkohe Tahiri konkurroi njesoj me Tolen ne Slalomin Gjigand dhe Special gjithashtu dhe ne disiplinen e kombinuar dhe Super-G te meshkujve, duke arritur rezultatet si me poshte:

Informacioni dhe foto nga: Faqja Zyretare e LOD 2018, NOC Albania, NOC Kosovo.