Olimpiku Dimeror po vjen drejt fundit e pak nga pak dhe eshte koha per te vleresuar mesazhet dhe ndodhite ne PyeongChang gjate kesaj kohe. Padyshim qe lajmi me i madh ishte konkurrimi i Korese e Veriut si nje skuader bashke me Korene e Jugut, nen nje flamur – Korea. Keto te dyja nen frymen Olimpike, krijuan nje skuader Hockey per femra, me sportiste Koreano Veriore e Jugore, dhe konkurruan si “Kore” ne shume disiplina te tjera. Edhe nxiteset e tifozeve (ne foto) kane brohoritur per Korene e bashkuar.
Marredheniet mes dy shteteve kane njohur edhe tentativa te tjera dialogu, por asnjehere kaq te suksesshme sa ne PyeongChang 2018. Qe nga perfundimi i luftes se Korese 65 vjet me pare, marredheniet kane qendruar te ftohta dhe ne distance mes dy shteteve. Jo shume eshte folur per bashkepunime, por edhe kur flitet per to, tendenca eshte te kthehen ne biseda teresisht politike. Shume teori jane ngritur nga analistet boterore edhe mbi bashkepunimin e fundit sportiv, duke pretenduar se e gjitha eshte nje fasade per te fshehur qellimet e verteta te Korese se Veriut.
Ne fillim mendohej per Lojera Olimpike jo te qeta, dhe me rreziqe qe shkonin deri ne lufte, por mesa duket Koreja e Veriut e ka marre seriozisht kete bashkepunim. Motra e diktatorit Kim, sportiste e zyrtare ashtu si spektatore te tjere koreano-veriore kane perfaqesuar me se miri tone paqeje dhe bashkepunimi keto Lojera. Mbetet per t’u pare se sa do te zgjasin keto marredhenie, si do evolojne dhe nese do te mbeten me frymen e mire te bashkepunimit sportiv, apo do te precipitojne ne skenare te tjera politike…
Per disa pamje nga tifozet koreane te bashkuara kliko ketu.
Foto dhe informacioni nga BBC news. Kliko ketu per artikullin e plote.